E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratisja Nishani Ndeshkim pergjegjesve

Ministri i Drejtesise Bujar Nishani ka deklaruar pas arratisjes se nje te burgosuri ne Shkoder se lejet ndaj te denuarve nuk do te nderpriten.

Ai i ka konsideruar ato si pjese e lirive dhe se drejtes se te burgosurit. Per Nishanin sistemi i burgjeve eshte i sigurte dhe shkelesit e ligjit brenda ketij sistemi jane lehtesisht te identifikueshem si ne rastin konkret ku u arrestuan 10 persona ndersa drejtori vetem u pushua nga puna.

E rendesishme eshte dhenia e lejes qe nuk do te kufizohet per shkak te sjelljeve te individeve te vecante tha Nishani.

Ministri i Drejtesise ka pranuar se pas hetimeve te SHKB-se ka rezultuar se mjeku i burgut ka bere nje lexim tjeter per tjeter te dokumentin shendetesor te leshuar nga autoritetet lokale por serish ai deklaron se mjeket e burgjeve do te arrestohen nese do te bejne veprime te tilla ashtu si edhe punonjesit e tjere.

Ne menyren e organizimit te sistemit shendetesor ne burgje besoj se e kemi me te kontrolluar dhe pergjigja eshte qartazi me e identifikuar tha Nishani.

Gjate intervistes dhene per lsquoTop Channel ministri i Drejtesise eshte drejtuar serish opozites per ta pare edhe njehere ligjin e Gjykates Administrative. Por per te edhe pse opozita do te mbaje kosto politike i humburi i madh mbetet drejtesia.

Opozita do te marre nje kosto te rende politike si ne opinionin publik ashtu edhe me seriozitetin qe duhet te kete nje grupim politik u shpreh Nishani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›