E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet demtojne tunelin e Kalimashit

Reshjet e shumta te shiut te rena gjate 24 oreve te fundit kane shkaktuar probleme edhe ne tunelin e Kalimashit.

Si pasoje e rritjes se prurjeve ne lumin Fan ujerat kane dale nga shtrati dhe kane permbytur disa godina ne balle te tunelit ne Thirre. Ujerat kane vershuar me nje sasi te madhe materialesh inerte duke rrafshuar gati gjithe ndertesen qe sherbente per mbajtjen e transformatoreve si dhe paisje te tjera logjistike ne sherbime te tunelit.

Menjehere specialistet e firmes qe monitorojne tunelin kane marre masa per uljen e thikave per te shmangur shkarkimet elektrike.

Tuneli aktualisht po furnizohet me energji elektrike nepermjet linjave te tjera rezerve. Ujerat dhe materialet inerte kane demtuar edhe argjinaturen e tunelit si dhe nje pjese te murit dekorativ te tij. Nderkohe nje eskavator dhe nje fadrome po punojne per hapjen e shtratit te lumit si dhe heqjen e materialeve inerte. Ujerat kane shkaktuar demtime te shtresave mbrojtese te tunelit edhe nga ana tjeter e hyrjes nga Kalimashi.

Vershimi i ujrave ka sjelle carje te argjinatures ne balle te galerise jugore. Ne terren po punohet per eliminimin e pasojave dhe per ndertimin e barrierave per te penguar vershimin e ujrave te lumit Fan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›