E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratisja e Admir Tafilit 9 te arrestuar ne Lezhe

9 punonjes se policise se burgjeve dhe nder ta edhe shefi i sigurise se burgut te Lezhes Nazmi Demirxhiu jane arrestuar sot pas arratisjes se Admir Tafilit. Nderkohe mesohet se eshte shkarkuar nga detyra edhe drejtori i burgut te Shen Kollit Mark Lleshi.

Arrestimi i tyre u be pas nje kontrollit e bere nga SHKB-ja i cili rezultoi se kishte shkelje te rregullave per dhenien e lejes disa oreshe per te burgosurin Admir Tafili per te shkuar ne familjen e tij. Nga ky kontroll nuk rezulton qe te kete korrupsion ose dhenie rryshfeti por vetem se nuk eshte respektuar menyra e te vezhguarit dhe ruajta e te burgosurit.

Tete policet te cilet shoqeronin te burgosurit jane arrestuar nen akuzen e shperdorimit te detyres dhe neglizhences me pasoje arratisjen e shtetasit Admir Tafili ndersa shefi i policise se Lezhes Nazmi Demirxhoi dhe mjeku i burgut te Shenkollit jane arrestuar me akuzen per shperdorim detyre dhe dhenie te parregullt te lejes per dalje te perkohshme nga burgu per dy vellezerit Genci Tafili dhe Admir Tafili.

Admir Tafili eshte arratisur ne menyre spektakolare nga shtepia e tij nderkohe qe kishte marre leje me arsyetimin se kishte semure te atin.

Largimi eshte bere ne prani te policise se burgjeve dhe policise se Lezhes e cila po e ruante jashte shtepise se tij sa ai te cmallej me familjaret.

Se bashku me te ndodhej edhe i vellai Genc Tafili i denuar perjetesisht per vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit i cili po ashtu kishte perfituar nje leje pak oreshe per te shkuar ne shtepi. Genc Tafili nuk eshte arratisur nderkohe qe i vellai eshte ende ne kerkim nga policia ne veri te vendit.

Ai akuzohet per plagosjen e ish-shefit te krimeve ne Malesine e Madhe Prele Pjetrushin ngjarje e ndodhur ne vitin 2001. Tafili ndodhej ne qeli prej korrikut te vitit 2002 kur policia mundi ta arrestonte ate te plagosur.

Admir Tafili eshte vellai i Genc Tafilit i denuar me 16 vite burg per vrasjen e ish drejtorit te policise se Shkodres Arben Zylyftari.
Nderkohe policia po blindon kufirin me Malin e Zi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›