Arratisja e Ajet Markut arrestohen dy punonjes sigurie te burgut
TIRAN- Arratisja e 20 vjecarit Ajet Marku nga burgu i ka kushtuar lirine dy pergjegjesve te sigurise.
Burime zyrtare njoftojne sot se jane vene ne pranga pergjegjesi i sigurise se burgut Kamber Hoxha dhe nje punonjes tjeter i policise se burgut.
Te njejtat burime shtojne se jane derguar per ndjekje penale edhe tre punonjes policie qe dyshohen si fajtore per kete arrati.
Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ne nje deklarate per mediat ka sqaruar se Markaj ka mundur te largohet gjate kohes se ajrimit ne Institucionin e Ekzekutimit te Vendimit Penal ne rrugen Jordan Misja ne Tirane.
Sipas sherbimit te kamerave te IEVP Markaj eshte hedhur nga muri rrethues. Ne kohen e ajrimit te sektorit 3 ne momentin qe shoket e tij po luanin futboll ai eshte ngjitur ne murin rrethues te ketyre ambienteve dhe me gjithe perpjekjet e policit te sherbimit per ta penguar ka mundur te kaperceje murin dhe te arratiset nga paraburgimi.
Sipas deklarates menjehere pas ngjarjes jane lajmeruar organet kompetente te cilet jane vene ne ndjekje te te paraburgosurit.
Ajet Markaj ishte arrestuar ne 17 shtator 2010 si autor i tentatives se grabitjes me arme zjarri te nje banke ne Tirane. Ndaj tij rendojne akuzat e vjedhjes me arme mbetur ne tentative dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake.