E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratisja e Altin Ndocit, 8 të arrestuar (EMRAT)

Tetë persona janë arrestuar pas arratisjes së Altin Ndocit një ditë më parë nga burgu i Durrësit.

Bëhet fjalë për 6 efektivët e policisë që shoqëruan Ndocin drejt spitalit, zv/shefin e  policisë së burgut  si dhe kryeinfermieri i spitalit.

Të arrestuar

Aulon Çuko

Dezdemon Pazaj

Dorian Saraçi

Sali Ferollari

Preng Marvataj

Fation Baçi

Aranit Çela

Violeta Uka

Një nga emrat më të njohur të botës së krimit, Altin Ndoci, u arratis ditën e djeshme, 13 janar, nga spitali i Durrësit.

Ndoci i shpëtoi policisë teksa ishte duke kryer disa vizita mjekësore. Ai po trajtohej për një infeksion në mushkëri, kur kërkoi të shkonte në tualet. Por befas, gjatë shoqërimit, ai goditi punonjësin e sigurisë i cili ishte i vetëm dhe më pas doli me shpejtësi nga pavioni.

Në parkim e priste një makinë “Audi A7”, targat e të cilit rezultojnë të jenë denoncuara të vjedhura pak ditë më parë.

Autorët që ndihmuan në arratisjen e Ndocit planifikuan në detaje planin.

Dy policët që po e shoqëronin e ndoqën deri jashtë ndërtesës por nuk arritën ta ndalnin. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur ai u largua drejt zonës së Spitallës.

Forca të shumta policie ngritën postblloqe, ndërsa Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve pezulloi nga detyra zinxhirin komandues të paraburgimit të Durrësit.

Altin Ndoci ndodhej në qeli që prej majit të vitit 2020 i arrestuar me urdhër të SPAK për dosjen “Plumbi i Artë”.

Atë kohë ai u akuzua për vrasjen e katër personave: dy vëllezërve, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia, si dhe të Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Akuzat u ngritën pas dëshmive të dhëna nga ish-bashkëpunëtori i drejtësisë, Klevis Alla. Por pasi thëniet e tij rezultuan të pavërteta, Ndoci u shpall i pafajshëm.

Megjithatë ai nuk doli nga burgu pasi emri i tij u përmend nga Nuredin Dumani si i përfshirë në vrasjen e Andi Zylyfit dhe për disa atentate të tjera, si anëtar i bandës së “Çopjave” në Elbasan. Ndërsa Eriuon Alibej e ka akuzuar Altin Ndocin si të përfshirë në masakrën e Bradasheshit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›