E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan, dyshimet e para

Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Levan të Fierit, teksa ishte duke punuar tokën. Ai u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore nga banorë të zonës, të cilët njoftuan menjëherë ambulancën.

Ekipi mjekësor mbërriti në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve, nuk arriti ta mbajë në jetë 45-vjeçarin. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›