Arrest hetimor per ish-presidentin Mubarak

15 dite ne arrest hetimor kaq gjate do te mbahet i arrestuar ish presidenti egjiptian i rrezuar nga protestat Husni Mubarak. Ky informacion i prokurorise u befillimisht i ditur ne menyre te pazakonte. Njoftimi u dha fillimisht ne nje faqe internti ne rrjetin facebook. Faqja e facebook-ut ishte ngritur nga Ministria e Drejtesise. Me pas lajmi u konfirmua nga medie te tjera. Synimi ishte qe lajmi te mberrinte tek te afermit e demonstruesve te cilet gjate protestave kunder Mubarakut ne mes te muajit shkurt u vrane apo u plagosen.
Se kur ka ndodhur arrestimi eshte ende e paqarte. 82-vjecari te marten ishte derguar ne nje spital ne lokalitetin bregdetar Sharm el Sheik per shkak te problemeve kardiake. Gjendja e tij shendetesore eshte pak a shume e qendrueshme tha drejtori i spitalit Mohammed Fathallah ne televizionin shteteror egjiptian.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Egjiptianet festojne arrestimin e djemve te Mubarakut ne Sharm el Sheik 13 Prill 2011. Arrestohen djemte e Mubarakut
Pak me pare Mubaraku ishte marre ne pyetje per here te pare nga drejtesia lidhur me korrupsionin ne kohen e qeverisjes se tij si dhe per dhunen ndaj levizjes demokratike ne vend. Marrja ne pyetje sipas te dhenave nga organet e drejtesise ka vazhduar edhe ne spital.
Sipas informacioneve ne medie te dy djemte e Mubarakut Gamal dhe Alaa Mubarak jane arrestuar tashme. Ata jane ne arrest per 15 dite ne Kajro per tu marre ne pyetje. Djemte e Mubarakut akuzohen se ne muajin janar kane planifikuar sulme vdekjeprurese kunder demonstruesve duke paguar grupe te posacme njerezish. Gjate protestave u vrane rreth 800 vete mijera te tjere u plagosen. Nje tjeter akuze ndaj ish presidentit dhe femijeve te tij eshte pervetesimi i parave te shtetit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Policia egjiptian para spitalit ne Sharm el Sheik ku Mubarak u shtrua per probleme kardiake. Mubarak e sheh veten viktime te nje fushate
Por ish presidenti Mubarak i hedh poshte te gjitha akuzat. Ne nje rregjistrim audio te bere publik diten e diele ai tha se akuzat kunder tij jane te rreme ai nuk eshte pasuruar personalisht dhe nuk ka pasuri jashte shtetit. Ai dhe familja e tij jane viktima te fushatave te padrejta dhe pretendimeve te rreme tha Mubarak ne audion e transmetuar nga stacioni arab El Arabija.
Demonstrime te reja
Mubarak u largua pas 30 vjetesh ne pushtet pas protestave masive kunder tij. Qe atehere ai jetonte ne arrest shtepiak ne nje pallat presidencial ne Sharm el Sheik. Qe prej te premtes se kaluar perseri mijera vete demonstrojne ne sheshin Tahrir ne Kajro dhe kerkojne nxjerrjen para drejtesise te Mubarakut dhe pjesetareve te rregjimit te tij.
Autor Marion Linnenbrink afp dapd/B.Cani
Redaktoi E. Xhani