Jeta vazhdon - Japonia pas katastrofave

Sendai Tobu Doro ndan dy bote. Nga njera ane jeta ne Wakabayashi nje rajon i Sendait ka hyre ne ritmet e perditshme. Nersa zona qe shtrihet rreth tri kilometra drejt detit eshte nje fushe rrenojash. Makinat e shkaterruara ndodhen ne mes te ish fushave te mbjella dikur me oriz kudo shtrihen peme te shkulura nga rrenjet shtepi te tera jane zhvendosur ose shperbere. Pjesetare te ushtrise japoneze qe me pajisjet e tyre te renda duken si miza ne keto siperfaqe te gjera mbledhin rrenojat ne njeren ane. Edhe nje muaj pas katastrofes se termetit dhe cunamit ata jane ne kerkim te personave te humbur. Disa ndertesa krah rruges nuk jane prishur si pershembull kjo punishte per makinerite bujqesore.
Bildunterschrift Jeta ne mes te rrenojave - rajoni Sendai ne prefekturen Myagi u godit rende nga termeti dhe cunami. Sot eshte dita jone e pare qe e kemi hapur punishten serish. Na duhet fillimisht te merremi me rregullimet tregon i zoti i punishtes Sakanishi Kubota.
Nderkohe nje nga punonjesit e tij pastron nga llumi nje makineri per farerat e orizit. Kerkush nuk e di kur do te mund te perdoret ajo serish.
E gjithe zona eshte demtuar rende. Une nuk jam ekspert por me siguri do te duhen te kalojne 15 vjet para se ketu te filloje te mbillet dicka. Kjo ka te beje edhe me kripen qe deti ka lene ne toke. Me siguri eshte e veshtire te largosh gjithe dheun. Per kete do te duhet kohe thote Sakanishi.
Per njerezit qe kane humbur shtepite kjo do te thote se duhet te qendrojne ende ne strehimet e emergjences. Ne autostraden e shkaterruar autostrade e cila arriti te pengonte cunamin anetaret e komunitetit jane strehuar ne nje shkolle.
Nga shtepia ime une pashe se si nje dallge perpiu Rokku Nobori-n. Une i hipa makines dhe u drejtova per ne Wakabayashi. Ishte nje dallge e zeze ne siperfaqen e se ciles dilte tym i bardhe. Pamja ishte e tmerrshme. Prandaj une u largova shpejt me makine - tregon nje grua.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje familje qendron para shtepise se shkaterruar nga cunami ne Onagawa ne veri te Japonise. Mars 2011. Termeti nuk shkaktoi deme dhe aq te medha thone grate e mbledhura ne palester. Por pastaj erdhi cunami.
Ne kishim nje vit qe e kishim ndertuar shtepine. Mua me duhet ende te paguaj kestet. Familja ime eshte derguar ne pjese te ndryshme te vendit. Mamaja ime e cila ndodhej ne spital vdiq nga tronditja qe pesoi - tregon nje nga grate.
Grate jane ulur rreth nje sobe te vogel mbi te cilen ndodhet nje ibrik me caj. Ne fund te palestres ndodhen thaset me ndihma. Ndihmesit vullnetare te ardhur nga pjese te tjera te Japonise gatuajne perjashte dicka per te ngrene.
Nga 180 personat qe ndodhen ketu 50 kane shkuar me autobuz per te bere banje ne Onsen. Ne ua ofrojme kete nje pjese te njerezve. Sot eshte nje dite normale pune prandaj shume prej njerezve merren sa munden me punen e tyre - tregon nje nga ndihmesit.
Autor Peter Kujath / Aida Cama
Redaktoi Eliana Xhani