E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrest me burg per 15 vjecarin

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 15 vjeçarin Isa Shpuza.

Në 31 dhjetor, ai vrau për gjakmarrje 30 vjeçarin Albert Dhampiraj.

Adoleshenti dyshohet se ka marrë përsipër vrasjen edhe për faktin se do të dënohet me pak se Kodi Penal parashikon për vrasje të tillë, nëse del fajtor.

Vrasja me paramendim për motive gjakmarrje, dënohet me burgim të përjetshëm, në bazë të Kodit Penal, dhe për të nuk parashikohet asnje lloj ulje të denimit, apo amnisti, pasi konsiderohet si një ndër veprat penale më të renda në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›