E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet fluksi dhe nervozizmi ne kufirin me Greqine

Eshte kthyer serish fluksi ne pikat doganore me Greqine. Rradhe te gjata jane krijuar sot paradite ne Kapshtice nderkohe qe ne Kakavije deri ne oret e mesdites situata ka qene me e qete.

Shkak i radhes se gjate eshte fluksi i madh ne ikje. Pala shqiptare ne Kapshtice punon me sportele te plota nderkohe qe pala greke e ka stafin te reduktuar - sipas raportimeve.

Emigrantet deshmojne se kufitaret greke jane shpesh te nervozuar per shkak te takimeve te shpeshta te kerkuara nga pala shqiptare me kerkesen qe te reduktohen pyetjet e shumta qe po behen ne sportelet greke pas liberalizimit te vizave.


Sot pame se si debatonte nje kufitar grek thuajse me te gjithe ne qe kaluam rreth ores 12 ne mesdite - tregon nje i ri nga Tirana ne piken doganore te Kakavijes - ai polici ndihej i nervozuar pse njeri prej nesh i tha qe nuk kishte garanci dhe se donte te shkonte per turizem ne Athine. Njeri qe dinte greqisht me tha qe ai po i drejtohej te riut me fjalet Kur ka shkuar nena ime per here te pare ne Gjermani i numeruan edhe dhembet ne goje kurse ju nuk dashkeni tju pyesim ku do shkoni dhe a keni para me vete.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›