E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrest në burg për kreun e Inspektoriatit Ndërtimor të Durrësit

Gjykata e Durrësit cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për kreun e Inspektoriatit Ndërtimor të Durrësit Skënder Koni i cili akuzohet për korrupsion.

Para dhënies së vendimit, Avokati mbrojtës kërkoi që Koni të ndiqet i lirë pasi sipas tij ai nuk ka rrezikshmëri dhe është qytetar me reputacion.  Sipas tij, Skënder Koni ka edhe probleme shëndetësore.

Ndërsa prokurori i çështjes theksoi se organi i akuzës ka prova që vërtetojnë korrupsionin. Sipas tij provat janë marrë nga telefonatat e tij.

Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor të Durrësit Skënder Koni akuzohet edhe për ushtrim të paligjshëm ndaj personave që kryejnë funksione publike.

Ndërkohë, policia e Durrësit gjatë në operacionin  “Prona e premtuar” arrestoi edhe Elsa Zoton ndërsa shpalli në kërkim edhe një person të tretë, që ka lidhje me çështjen.

Tre personat përmes mashtrimit kanë tentuar të përfitojnë nga një prone me sipërfaqe 3253 m2.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›