Nderohen dy dëshmorët e UÇK-së Ilir Konushevci dhe Hazir Mala
Nderohen dy dëshmorët e kombit të rënë në luftën çlirimtare të Kosovës.
Në 15-vjetorin e rënies dëshmorë ata janë janë përkujtuar me anë të një aktiviteti në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë në kryeqytet.
Ministri i Punëve të brendshme të Kosovës Bajram Rexhepi në fjalën e mbajtur u shpreh se Ilir Konushevci dhe Hazir Mala do të mbeten përjetësisht në historinë e vendit.
Sipas Rexhepit ata dhanë një kontribut të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt lirisë e demokracisë.
Në këtë aktivitet përkujtimor mernin pjesë familjarë e të njohur të dëshmorëve të cilët nderuan kontributin dhe veprimtarine e tyre me një minutë heshtje.