E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrest ne burg per nene e bir mbyten tre dite me pare nusen

Elbasan 3 janar NOA- Gjykata e Elbasanit ka dhene pak minuta me pare masen e sigurise per Alfred Belben dhe nenen e tij Tixhe Belba te cilet tre dite me pare vrane Zemrie Belben 31 vjec.

Bashkeshorti i viktimes se bashku me nenen e tij do te qendrojne ne burg pa afat per te shlyer krimin e tyre ndaj viktimes deri sa gjykata te jape vendimin e formes se prere.

Ngjarja e ndodhur ne Qukes te Elbasanit tronditi gjithe vendin ku nene e bir mbyten nusen naten e 31 dhjetorit.

Megjithese ngjarja u lajmeruar ne te gdhire familja Belba deklaroi se vdekja e Zemries kishte ardhur nga shkaqe natyrore duke fshehur krimin e bere nje nate me pare.

Policia pasi ka degjuar deshmite e familjareve ka bere ekspetrizen mjeko-ligjore te trupit te te ndjeres e cila hodhi poshte pretendimet e familjareve Belba duke dale ne perfundimin se Zemrie Belba eshte mbytur.

Gjate marrjes ne pyetje policia ka dale ne konkluzion se ka qene bashkeshorti Alfred Belba qe ka mbytur bashkeshorten e tij ne mesnate ne shtrat nje krim i cili dyshohet te kete ndodhur rishtas per arsye xhelozie nje fakt i njohur ky ne zona te ndryshme te vendit kur burrat qe punojne e jetojne jashte ndihen xheloze per bashkeshortet e tyre qe kane lene ne Shqiperi.

a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›