Arrest shtëpiak për ish-policin serb, Kurti: Dua të di kush është gjyqtari që ka dhënë vendimin

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas ndryshimit të masës së sigurisë për ish-policin serb, Dejan Pantiq, nga paraburgim në arrest shtëpiak. Kurti ka kërkuar informacion se cili është gjyqtari që ka ndryshuar masën e sigurisë për Pantiqin, i cili akuzohet për terrorizëm.
“Ai ka statusin e të paraburgosurit, por akuzohet për terrorizëm. Meqenëse ishte në grevë urie dhe kishte probleme me zemrën, mund të ishte dërguar në spital. A është e arsyeshme kjo? Pyes veten kush është prokurori që ka bërë një vendim”, deklaroi Kurti. Avokati i ish-policit serb Nebojsha Vlajiq, ka deklaruar se klientit të tij i është ndryshuar masa e sigurisë.
“Zyrtarisht na është konfirmuar, kemi marrë e-mail se masa e paraburgimit që i është caktuar Dejanit është zëvendësuar me arrest shtëpiak dhe do të zgjasë sipas vendimit fillestar për paraburgim deri më 9 janar”, tha Vlajiq.
/rtsh.al/