E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Petkoviç: E dimë çfarë po përgatit Prishtina, do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka deklaruar se ngritja e nivelit të gatishmërisë luftarake të ushtrisë në përdorimin e forcës së armatosur është përgjigja e Serbisë ndaj kërcënimit të menjëhershëm të luftës.

“Ne jemi të gatshëm të ruajmë paqen, por edhe t’i përgjigjemi çdo lloj kërcënimi që vjen nga Prishtina,” tha Petkoviç. Më tej, ai u shpreh se shërbimet e shtetit serb po bëjnë punën e tyre më të mirë ndërsa shtoi se Beogradi e di se çfarë planifikon.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›