E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Arresti me burg ndaj Veliajt, masë drastike”, Valteri: Kërkojmë standarde nga drejtësia!

Këshilltari i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Halit Valteri, ka komentuar në studion e News24 zhvillimet e fundit në peizazhin politik të vendit dhe ndikimin e drejtësisë mbi të.

Valteri theksoi se PS nuk është avokate e askujt, por mbështet garantimin e reformës në drejtësi, duke kërkuar një qasje të balancuar dhe standarde të qarta në vendimmarrje.

“Erion Veliaj e dinte që po hetohej dhe se mund të kishte masa ndaj tij, por ai nuk është larguar nga vendi. Heqja e një mandati të dhënë nga 160 mijë qytetarë është një masë shumë drastike. Arresti me burg duhet të jepet vetëm në kushte ekstreme,” – u shpreh Valteri.

Ai e krahasoi rastin e Veliajt me situatën e Sali Berishës dhe Ilir Metës, duke vënë në pikëpyetje konsistencën e masave të marra nga drejtësia.

“Sali Berishës iu dha detyrim paraqitjeje, të cilin nuk e respektoi dhe për këtë arsye u arrestua. Nga ana tjetër, Ilir Meta është në burg pa një akuzë konkrete dhe pa u çuar ende për gjykim,” – shtoi ai.

Valteri kërkoi që reforma në drejtësi të mos përdoret për qëllime politike dhe të ruhet besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›