E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestime në Rusi për kanibalizëm

Një person është arrestuar në një qytet të largët lindor të Vladivostokut në Rusi pasi dyshohet për kanibalizëm.

Zyrtarët thanë se i dyshuari 35 vjeçar, ka pranuar se e ka vrarë shokun e tij 41 vjeçar më 21 mars, dhe e ka ngrënë trupin e tij së bashku me një shok tjetër.

Zyrtarët thanë se mbetjet e personit të vrarë janë gjetur në frigoriferin e të dyshuarit më 24 mars.

Hetuesit thonë se vrasja e dyshuar ka ndodhur pasi të dyshuarit kishin pirë shumë alkool.

Kanibalizmi nuk paraqet shkelje të veçantë në kodin penal të Rusisë, prandaj i arrestuari akuzohet vetëm për vrasje.

Ndërkaq, personi i dytë, për të cilin dyshohet se ka ngrënë pjesë të trupit të vdekur, do të akuzohet se “nuk e ka raportuar krimin”.

Në vitet e fundit, policia ka zbuluar një numër rastesh të kanibalizmit në Rusi.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›