Turqia mbyll ambasadën në Siri

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP”, cila citoi një diplomat turk të ketë thënë se "aktivitetet e ambasadës së Turqisë u ndërprenë duke nisur nga sot në mëngjes''.
Ai sqaroi se i gjithë personeli diplomatik turk është larguar nga kryeqyteti sirian.
''Konsullata e përgjithshme e Turqisë në Alep, qyteti më i madh sirian në veri të vendit, në afërsi të kufirit turk do të qëndrojë e hapur'', shtoi burimi diplomatik.
Ankaraja ndoqi shembullin e disa vendeve të BE-së, Italisë, Spanjës, Francës, Britanisë së Madhe, Holandës, SHBA-së si dhe gjashtë monarkive arabe të Gjirit Persik./Start/F. P/
2012-03-26 10:53