E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestime për tenderat e AKSHI-t, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn. Burg Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, por ata nuk u gjetën

Një tjetër mega-operacion është finaluzuar nga Prokuroria e Posaçme dhe nga Byroja Kombëtare e Hetimit, operacion i cili ka prekur drejtues të lartë të institucioneve.

SPAK ka lëshuar 8 masa sigurie pas një hetimi të gjatë në lidhje me tendera të dyshuara korruptive të Agjencisë Kombëtare të SHoqërisë së Informacionit. Në operacionin që nisi në orët e para të mëngjesit të kësaj të martë, janë ekzekutuar 6 masa, ndërsa dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj janë në kërkim pasi nuk janë gjetur në banesë.

Ndaj Agasit dhe Beqiraj, gjykata ka vendosur masën arrest me burg.

Ndërkohëështë ekzekutuar masa e arrestit në shtëpi për drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoreshën Hava Delibashi.

Masë pezullim nga detyra është vendosur ndërkohë për Erjon Ismailin, zëvendës drejtor i policisë së Tiranës. Ndërsa ndalimi për të dalë jashtë vendit është dhënë për Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta.

Sipas njoftimit të SPAK, Agasi dhe Beqiraj akuzohen për vepra të rënda penale, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë në tendera” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale.

Drejtuesja e AKSHI-t akuzohet për shkelje e barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim me atë të grupit të strukturuar, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale.

Ndërsa ndaj nr. dy të policisë së Tiranës Erion Ismaili rëndojnë akuzat konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, grup i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale.

Burime bëjnë me dije se personat e akuzuar, kanë marrë peng një biznesmen të cilin e kanë kërcënuar që të tërhiqej nga gara për tenderat pranë AKSHI-t.

Hetimet për këtë çështje kanë nisur rreth një vit më parë dhe po drejtohen nga Altin Dumani dhe Bledar Maksuti.

Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë marrë në pyetje rreth 25 zyrtarë të AKSHI-t, kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›