E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestime për vrasjen e gjeneralit, Rusia prangos të riun nga Uzbekistani, 25-vjeçari pranon autorësinë

Autoritetet ruse kanë njoftuar këtë të mërkurë se kanë arrestuar një shtetas nga Uzbekistani i cili, sipas tyre, ka pranuar vendosjen e bombës që vrau gjeneralin rus, Igor Kirillov në Moskë, një ditë më parë me porosi nga shërbimi i sigurisë i Ukrainës.

Kirillov, i cili ishte shef i Trupave për Mbrojtje Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, u vra para banesës së tij, bashkë me asistentin, pas shpërthimit të një bombe të fshehur në një skuter elektrik.

Megjithëse nuk ka patur një grup apo një person që ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë e sulmit, burime nga shërbimi i inteligjencës së Ukrainës kanë konfirmuar për mediat se shpërthimi ishte rezultat i një operacioni special të tyre.

Autoritetet ruse kanë deklaruar se, i dyshuari 25-vjeçar ka pranuar autorësinë e ngjarjes dhe ka treguar detaje per organizimin.

Sipas hetuesve rusë, ai kishte vendosur një kamerë monitoruese në një automjet pranë banesës së kirillov për ta vëzhguar dhe shpërthimi ishte komanduar nga distanca.

Gjithashtu sipas pretendimeve të kremlinit të riut i ishin ofruar 100.000 dollarë për të kryer vrasjen e gjeneralit rus, si dhe banim në një shtet europian./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›