BE mesazh Kosovës dhe Serbisë, Lajçak: Normalizimi i marrëdhënieve kusht për integrimin

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka kujtuar Kosovës dhe Serbisë se normalizimi i marrëdhënieve mes tyre mbetet kusht për integrimin e secilit vend në Bashkimin Europian.
Pas takimit të së martës në Bruksel, Lajçak ka thënë se me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me atë të Serbisë, Petar Petkoviq, kanë diskutuar për hapat drejt zbatimit të marrëveshjes së Ohrit.
Miroslav Lajcak: Hapat e diskutuar të përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të vitit 2024 për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit:
- de-përshkallëzimi
- përgjegjësi për sulmet e vitit 2023
- riintegrimi i serbëve të Kosovës
- Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe
- Njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës
Lajçak ka thënë gjithashtu se dakordësimi për zbatimin e Deklaratës për të pagjeturit ishte një hap i rëndësishëm.
I dërguari evropian ka paralajmëruar se Brukseli së shpejti do të jetë mikpritës i takimit të parë të një Komisioni të Përbashkët, që do të merret me këtë çështje.
Dekarata e dakordësuar që në vitin 2023 për personat e zhdukur gjatë luftës parashikon qasje të plotë në informacione të besueshme, mes kosovës dhe serbisë, përfshirë edhe ato me status të klasifikuar./vizionplus.tv