Arrestime te “Bankers Petroleum”, në pranga CEO kinez dhe ish-drejtori Çobo

Gjatë një operacioni të zgjeruar të zhvilluar mesditën e 2 korrikut në Fier, janë arrestuar drejtues të lartë të kompanisë “Bankers Petroleum”, përfshirë CEO-n aktual, shtetasin kinez Hongping Xiao, dhe ish-drejtuesen Leonidha Çobo.
Në total, janë lëshuar 14 urdhërarreste nga Gjykata e Fierit, prej të cilave 10 janë ekzekutuar deri më tani, ndërsa operacioni mbetet në vijim.
Mes të ndaluarve, katër persona janë vendosur në arrest shtëpie, ndërsa katër zyrtarë të tjerë kinezë janë shpallur në kërkim. Të gjithë të dyshuarit janë ish-drejtues apo zyrtarë të lidhur me kompaninë, të cilët hetohen për evazion fiskal dhe pastrim parash në dëm të shtetit shqiptar.
Policia, e mbështetur nga Drejtoria e Tatimeve, ka hyrë me forcë në ambientet e zyrave qendrore të “Bankers Petroleum” në fushën e Marinzës, pasi u përball me refuzim për hapjen e dyerve.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/