E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimet ne Maqedoni publikohen emrat

Pak ditë pas arrestimeve të 20 të personave për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, janë bërë publikë emrat e të dyshuarve.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme maqedonase autorët kryesorë janë Halil Demiri, 27 vjeç dhe Afrim Ismailovic, 32 vjeç, së bashku me Agim Ismailovic, 33 vjeç. Ndërkohë që ky i fundit është arrestuar nga policia maqedonase dy autorët e tjerë, vëllai i tij, Afrim Ismailovic dhe Halil Demiri, ndodhen ende nën kërkim.

Nga burimet e para bëhet e ditur se Halil Demiri është me prejardhje nga Haracina, ndërsa vëllezërit Ismailovic nga Hasanbegi.

Gjithashtu VrasjeKamëz, luftë për udhëtarët Vritet një shqiptar në Athinë Shkodër, vrasje në fshatin Hejmel forcat policore të shtetit fqinj kanë vënë në pranga edhe Fejzi Azirin, 54 vjeç dhe Rami Sejdiun, 24 vjeç. Duket se këta dy të fundit kanë ndihmuar autorët e vrajses.

Nga ana tjetër mediat maqedonase kanë publikuar edhe fotot e të dyshuarve të vrasjes së pesëfishtë. Vrasje
Kamëz, luftë për udhëtarët
Vritet një shqiptar në Athinë
Shkodër, vrasje në fshatin Hejmel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›