E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franceska e merzitur per humbjen e proves Genta me tensionoi gjate proves

Gjate ekzekutimit fazes se dyte te proves javore banoret nuk kane arritur tia dalin me minutazhin per ta fituar proven. Gjate proves banoret qe kane vonuar me shume kane qene Franceska e cila eshte kthyer disa here radhazi e pas saj Erioni e Ermali. Gjate kohes qe Franceska ekzekutonte proven banoret e kane qortuar shume pasi ajo eshte kthyer disa here cka e ka bere ate te nervozohet.

Franceska u ka kerkuar banoreve ta lene te qete e te mos i flisnin e me pas shprehet se eshte acaruar me Genten dhe thote fjale ofenduese ne drejtim te saj e po ashtu shton dhe Ermalin ne radhet e atyre qe e kane nervozuar. Banoret jane merzitur per faktin se prova ka mbetur pa u realizuar vetem per njerin nga flamuret por ata duartrokasin dhe shprehin respekt per Keshillin Evropian.

Pas perfundimit te proves humbja e saj con ne diskutime te banoreve me njeri-tjetrin per menyren e ekzekutimit ku Gerta shkemben opinione me Arbrin e me pas Graciano e Erioni thone qe rendesi ka qe litaret jane prekur cka i bente ata te ktheheshin nga e para. Franceska qendron me djemte ne oborr e shprehet se eshte merzitur dhe i vjen keq qe eshte kthyer disa here gjate proves. Erioni e Liami mundohen ta qetesojne e po ashtu dhe Graciano. Franceska tregon se eshte tensionuar nga Genta e Graciano thote se ky negativitet ka ndikuar tek ajo.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›