E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimet në Rrjoll, banorët zhvendosin protestën para Komisariati Shkodër: Policët i kapën njerëzit si kafshë

Ndryshe nga protestat e mëparshme, banorët e Rrjoll, Velipojë u mblodhën herët në mëngjes për të bllokuar punonjësit dhe makineritë e kompanisë që do të ndërtojë resortin turistik në zonë.

Gjatë përplasjes me policinë, 6 persona u shoqëruan në Komisariati i Policisë Shkodër. Pas shoqërimeve, banorët zhvendosën protestën përpara godinës së komisariatit, duke kërkuar lirimin e të ndaluarve dhe duke bërë thirrje që shteti të mbrojë pronën e tyre.

“Sot është dita e 16-që të protestojmë. Drejtësi prej shtetit. Na keni marrë gra, fëmijë, burra, na keni dhunuar. Ju lutem, ju them, na u largoni nga toka që e kemi tëshenjtë nga të parët tanë, jemi shumë keq psikologjikisht” tha një banore, ndërsa një tjetër shtoi: “Sot kemi ikur që në 06:00 të mëngjesit. Policët i kanë kapur njerëzit sikur janë kafshë.”

Banorët kërkojnë që autoritetet të ndërhyjnë për të garantuar respektimin e të drejtave të tyre dhe për të ndaluar ndërhyrjen në pronat private.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›