E Enjte, 5 Nëntor 2026

Arrestimet për armëmbajtje pa leje, Balla: Policia të rrisë vigjilencën gjatë festave

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lodhje me arrestimet e policisë për armëmbajtjet pa leje.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla thotë se armëmbajtja pa leje është burim potencial i krimeve të rënda kundër personit.

Ai ka përgëzuar policinë e Mirditës për parandalimin e një ngjarjeje tjetër të rëndë kriminale dhe bën thirrje për rritje të vigjilencës gjatë festave.

“Sundimi i Ligjit” po godet çdo ditë armëmbajtjen pa leje, një fenomen që mbetet një shembull i keq në sytë e publikut, një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje është burim potencial i krimeve të rënda kundër personit.
Policia e Shtetit ka ndaluar 14 persona dhe ka sekuestruar 14 armë zjarri dhe një sasi të konsiderueshme muncioni luftarak në Mirditë, Vlorë, Tiranë, Durrës, Berat, Kurbin dhe Shijak.
Përgëzoj Policinë e Mirditës për riorganizimin, hetimin serioz të ngjarjeve të rënda të mëparshme dhe rritjen e forcës parandaluese, siç u dëshmua sot me parandalimin e një ngjarjeje tjetër të rëndë kriminale.
Policia e Shtetit duhet të rrisë vigjilencën gjatë ditëve të festave, të bashkëpunojë me qytetarët, me qëllim që të parandalohen ngjarjet kriminale dhe që të mos cënohet atmosfera festive, nga episode të veprimeve të paligjshme”, thotë Balla.

vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›