E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Në shtëpi apo në seli, ku do e kryejë arrestin? Berisha: Do e diskutoj me avokatët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se ai do ta diskutojë ne avokatët e tij, nëse arrestin do e kryejë në seli apo në shtëpi.

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha tha ndër të tjera se PD do të kujdeset që Rama të marrë përgjigjen e merituar.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe shef një bandë antikushtetuese në veprim. PD do marrë çdo masë për përgjigjen e merituar Ramës.

Çështje që do diskutohet me avoketërit ku do kryej arrestin, në shtëpi apo në seli”, tha Berisha. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›