E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimet, reagojne ish-ushtaret e UCK-se

Edhe pse akuzohen për krime të rënda lufte, ish-ushtarët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës mohojnë kategorikisht dhe në mënyrë publike të gjitha akuzat ndaj tyre.

Bëhet fjalë për Shaqir Shaqirin, Rexhep Aliun dhe Fazli Hajdarin të cilët ishin klasifikuar nga prokuroria serbe si udhëheqësit e grupit të Gjilanit për krime ndaj serbëve, por për arsye se ndodheshin në Kosovë nuk janë arrestuar.  

Duke u ndjerë tërësisht i pafajshëm dhe i pastër në luftën që ka bërë gjatë vitit 1999, ish-ushtari i UCK-së, aktualisht pjestar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, Fazli Hajdari, shpreh shqetësimin e tij për aksionin e dhunshëm të ndërmarrë nga policia serbe në rajonin e Preshevës.  

"Qellimi i Serbise eshte i qarte. Ushtron dhune per te shperngulur njerezit. Te te arrestuarit ka patur lendime ndersa jane ngritur akuza te cuditshme dhe te pabaza. Nuk kam njohuri per krimet e luftes, po di te them se Serbia po sajon akuza ndaj ushtareve te UCK-se si kriminele", u shpreh Hajdari, ish-ushtari i UCK-se.

Duke vepruar si komandant i UCK-së në zonën e Karadakut atë kohë, Ahmet Isufi aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, përgënjeshtroi aktakuzën e prokurorisë serbe. Isufi kujtoi rastet  kur serbët për të alarmuar situatën vetshpalleshin të vdekur, ndërsa gjendeshin të gjallë nga vete ushtarët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

"Konsideroj se gjate luftes qe kemi bere ne Kosove e kemi orientuar ndaj policise dhe ushtrise serbe dhe atij qe ka ushtruar genocid dhe dhune. Akuzat qe behen jane te paverteta sepse nuk eshte prekur asnje civil sepse UCK-se nuk ka bere lufte ndaj popullates, po ndaj policise dhe ushtrise serbe", u shpreh Isufi.

Me urdhër të Prokurorisë për Krime Lufte, policia e Serbisë ka arrestuar 10 pjesëtarë të ish-Ushtrisë Clirimtare të Kosovës me dyshimet se kanë kryer krime në tre lokacione të komunës së Gjilanit.

Merret vesh se mënyra e arrestimit të tyre ka ndjellë frikë te banorët e luginës së Preshevës, për më tepër ka penguar shumë nxënës të mos shkojnë në shkollë.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›