Arrestimi i Dakos, Paloka : Gjithçka është organizuar nga Edi Rama dhe Yuri Kim!

Deputeti i PD në opozitë Edi Paloka, ka reaguar të martën pas lajmeve për arrestimin nga SPAK të Vangjush Dakos, ish kryetari i Bashkisë së Durrësit 2006 -2015.
Gjithçka është organizuar nga Edi Rama dhe Yuri Kim, shkruan zoti Paloka në rrjetet sociale.
“Një javë pasi e kishin marrë vesh dhe minjtë e bodrumeve të bashkisë Durrës, u shpall arresti për Gjushin. Del Tahiri, hyn Gjushi. Sigurisht pas mbarimit të zgjedhjeve.
Çdo gjë me regji qendrore. Marrëveshjet alla Rama me limonat e tij të shtrydhur vazhdojnë po njësoj. Askush nga ata nuk hap gojën për Ramën dhe ky ju garanton daljen e shpejtë nga burgu dhe sigurimin se milionat nuk ju a prek askush. Gjushi madje duhej të blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit në Durrës përpara se të shkonte “me pushime”. Kjo është drejtësia e reformuar. Skenari: Edvin Rama Regjia: Yuri Kim”, shkruan zoti Paloka në rrjete sociale.
/ rtsh.al /