E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Për herë të parë në historinë e popullit tonë, po goditen njerëz të lidhur me pushtetin

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Berat, ndër të tjera, ka folur edhe për drejtësinë, duke nënvizuar se vendi tashmë ka hyrë në një fazë të re.

Sipas tij, duhet bërë durim në luftën kundër korrupsionit, pasi, “për herë të parë në historinë e popullit tone, po goditen njerëz të lidhur me pushtetin”.

“Kjo nuk është e lehtë. Kjo të bën të ndihesh jo mirë. S’ke se si ndihesh mirë kur sheh që dikush që ka qenë përkrah teje, më pas është përkrah avokatit, përballë prokurorit apo gjykatësit. Rruga është një e përpjetë, jo dishezë. Për herë të parë ndodh kjo, për këtë duhet të jemi krenarë“- theksoi Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›