E Enjte, 5 Nëntor 2026

‘Arrestimi i Ilir Metës ishte gëzim kombëtar’/ Beqiri: Shqiptarët panë se reforma në drejtësi po jep efekt

Arrestimi i Ilir Metës, sipas avokatit Idajet Beqiri, është një ogur i mirë dhe çështja u shndërrua në një gëzim kombëtar.

Avokati Beqiri u shpreh për ‘Tirana Live’ se shqiptarët panë që në këtë vend reforma në drejtësi po jep efektet e veta.

“ Problemi është që arrestimi i Metës ishte një ogur i mire, por Shqipëria dhe shqiptarët sepse panë më në fund që në këtë vend reforma në drejtësi po jep efektet e veta sepse po godet njeriun më të korruptuar dhe të kriminalizuar. Një popull i tërë jo për ta politizuar apo për ta bërë më të madhe nga çfarë është thuajse u shndërrua në një gëzim kombëtar dhe në një çelje të syve dhe mendjes së shqiptarëve për të thënë që ky vend po bëhet me drejtësi. Pas Sali Berishës, goditja e tij shihet një ngjarje madhore. Kërkimi i tyre dhe vënia në dyshim e drejtësisë nuk mund të presësh ndonjë reagim tjetër nga bashkëpunëtorët e kryekriminielit Sali Berishës.” / abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›