Open Banking/ Kaçani: Subjektet që do të ofrojnë shërbim do të pajisen me certifikatë sigurie

‘Open Banking’ është një risi në tregun shqiptar dhe i cilësuar si “game changer” me fokus në digjitalizim dhe rinovim. Çdokush që ka një ‘Open Banking’ mund të paguajë në kohë rekord përmes aplikacioneve.
E ftuar në programin ‘Sheshi i Dollarit’ Jonida Kaçani, zëvendës drejtore e departamentit të mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, u shpreh se janë marrë të gjitha masat e sigurisë për këtë shërbim. Sipas saj, subjektet që do të ofrojnë këtë shërbim do të pajisen me certifikata sigurie për të ofruar një shërbim më cilësor.
“ Ëshët shqetësim me vend, pas miratimit të ligjit u shoqërua me shumë akte nënligjore. Dua të përmend që u miratua një rregullore e përgjithshme dhe nëpërmjet ndërhyrjeve rregullative kemi mbuluar disa aspekte. Protokollet e sigurisë kanë një rëndësi parësore. Është detyrë e subjekteve që të operojnë sipas këtyre kërkesave dhe ka një ndërveprim me institucionet. Gjatë kësaj kohe kemi zhvilluar takime të vazhdueshme dhe pjesë e këtyre ka qenë dhe AKSH-i që ka detyrimin që të pajis subjektet me certifikatat e sigurisë. Patjetër që siguria, privatësia e të dhënave, krimi kibernetik froidet janë problematika të tjera të cilat duke u ndjekur me kërkësa rregulllative, mbikëqyrje e vazhdueshme dhe aspkete të tjera kompletojnë kornizën e duhur. “ / abcnews.al