Arrestimi i Ivanit njeriut te zi serb

Ultrasi serb kafsha qe dogji flamurin shqiptar ne ndeshjen e nderprere Itali-Serbi te vlefshme per kualifikueset e Euro 2012-s quhet Ivan Bogdanovic. I mbiquajtur njeriu i zi. Gazetat italiane e kane pershkruar deri ne detaje arrestimin e tij ne oren 3 te nates midis 12 dhe 13 tetorit. Fotot e Ivanit si ne stadium teksa hipte mbi rrjeten e hekurt qe rrethon stadiumin e me pas digjte flamurin shqiptar por dhe te arrestimit te njeriut te zi me tatuazhe bene xhiron e botes duke mbjelle urrejtje. Pikerisht tatuazhet ishin dhe thembra e tij e Akilit pikerisht prej tyre ai u zbulua dhe u arrestua pasi ai Ivani i tmerrshem ishte me kapuc ne koke kur beri nje nga aktet barbare me te paprecedent ne stadiumet italiane e ndoshta dhe ne futbollin boteror.
Agjentet italiane e kerkuan gjate gjithe nates pas crregullimeve qe provokuan ultrasit serbe ne fushe nderkohe qe shumica prej tyre hipi ne autobuse pas ndeshjes. Serish pati tension midis ultrasve dhe policise italiane qe me pas u perforcua edhe me forca speciale duke i detyruar te gjithe tifozet serbe te hipnin ne stadium. Pervec njerit. Ivanit. Njeriut te zi. Nje 28-vjecar simboli i skuadres Crevena Zvezda. Nje njeri-bombe. Me fizik te madh. Te frikshem. Forcat italiane te rendit i zbriten nje nga nje te gjithe pasagjeret. Me pas ua zhveshen te gjitheve bluzat per te njohur tatuazhet e kapura nga telekamerat. Asnje. Me pas autobuset u rinisen larg stadiumit Marasi pas nje nate te transformuar ne nje ankth per tifozet dhe skaudrat. Por pa Ivanin. Pasi ai ishte fshehur diku.
Kur nga autobuset kishte mbetur vetem nje ai ishte i rrethuar nga nje numer i madh agjentesh. Pikerisht atje ndodhej njeriu i zi. Ishte ora 2.30 e mengjesit - shkruan Gazzetta dello Sport. Tifozet serbe ishin kontrolluar te gjithe por pa sukses por me perjashtim te njerit. Pikerisht Ivanit. Ne oren 2.41 ai u arrestua. Midis duartrokitjeve dhe sharjeve. Ishte arrestuar dhe i rrethuar nga shume agjente. Ndersa ne stadium Ivani rinte kryelarte aty midis policeve italiane duarlidhur.
Ivani ultrasi me tatuazhin bombe
Ivan Bogdanov ultrasi serb i arrestuar ne mengjesin e se merkures ne Xhenoa te Italise eshte nje nga kapot historike me te njohur te tifozerise serbe dhe te Crvena Zvesdes se Beogradit. Ivani ka nje tatuazh ku eshte vizatuar nje bombe e vendosur ne dore te bere ne pektoralin e djathte dhe vitin 1389 ne bicepsin e djathte vitin e betejes se serbeve kunder turqve qe simbolizon edhe shenjen e shpirtit ultranacionalist serb. Sipas asaj qe tregon faqja serbe B92.net Bogdanov eshte 29 vjec dhe nje i papune. Dosja e tij penale eshte e mbushur plot e perplot grindje rrahje agresion ne publik por dhe prodhim e zoterim te substancave narkotike.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure 13 Tetor 2010