E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestimi i Maduros, reagon Kina: Dënojmë fuqimisht përdorimin flagrant të forcës nga SHBA

Kina dënoi veprimin e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Jashtme.

“Kina është thellësisht e tronditur dhe dënon fuqimisht përdorimin flagrant të forcës nga SHBA-të kundër një shteti sovran dhe veprimet kundër presidentit të tij (Nicolás Maduro). Akte të tilla hegjemonike të SHBA-së shkelin rëndë të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin e Venezuelës, dhe kërcënojnë paqen dhe sigurinë në Amerikën Latine dhe rajonin e Karaibeve. Kina e kundërshton me vendosmëri këtë. Ne i bëjmë thirrje SHBA-së të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, dhe të ndalojë shkeljen e sovranitetit dhe sigurisë së vendeve të tjera”, tha zëdhënësi i ministrisë në një postim në X.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›