Arrestimi i Mlladiç, Eshton: Shpresë për paqe në Ballkan

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, tha se arrestimi i gjeneralit Ratko Mlladiç, shton shpresat për ndërtimin e paqes së përhershme në Ballkan.
Në një shkrim autorial në web-faqen e britanikes "The Guardian", Eshton tha se kapja e Mlladiçit i kujton autorët e vrasjeve masive se "bota nuk do t`i tolerojë krimet e tyre".
Ish-gjenerali i serbëve të Bosnjës u arrestua më 26 maj në rrethinë të Zrenjaninit, në të njëjtën ditë kur Eshton vizitoi Beogradin. Kryediplomatja evropiane tha gjithashtu se "kjo është thjesht një rastësi".