E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet ish-kryetari i Komunës Vaqarr

Ish-kryetari i Komunës Vaqarr, Skënder Drita i dha fund jetës duke u vetëvrarë.Ngjarja është shënuar rreth 22: 00 të mbrëmjes në banesën e familjes, ku 55-vjeçari i ka dhënë fund jetës me një plumb në kokë.
 

Shkaqet e vërteta të ngjarjes janë ende të panjohura, por dyshohet se akti është kryer në kushtet e depresionit të thellë.  Ndërkaq, pas marrjes së njoftimit në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë së Tiranës që nisën hetimet për ngjarjen.
 

Skënder Drita ka qenë kryetar i komunës Vaqarr për tre mandate me radhë i mbështetur nga Partia Demokratike. Në zgjedhjet e 8 majit, Drita humbi përballë rivalit socialist Gentian Myrta.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›