E Enjte, 5 Nëntor 2026

Arrestimi i dy persona me armë pranë qendrës së numërimit, policia e Filadelfias jep detaje

Policia e Filadelfias tha në një konferencë për shtyp se dy persona të armatosur që u gjetën të enjten mbrëma jashtë Qendrës së Konferencave të Pensilvanisë janë ndaluar dhe hetimi vazhdon. Në kohën e incidentit brenda qendrës po numëroheshin fletëvotimet me postë, tha policia.

Dy personat e arrestuar nuk janë identifikuar por janë nga Çesapik i shtetit Virxhinia.

“Deri tani nuk kemi të dhëna se kjo histori është më e madhe se këta dy individë,” u tha gazetarëve zëdhënësi Larry Krasner.

Të dyshuarve iu gjetën rreth 160 fishekë dhe një armë e stilit “AR” pa numër serial, tha ai. Policia tha se ishte informuar nga FBI-ja rreth individëve gjatë rrugës së tyre për në Filadelfia me një kamion Hummer ku ndodheshin armët. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›