E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pelosi: Trump po tenton të shembë kredibilitetin e zgjedhjeve amerikane

Drejtuesja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi, ka akuzuar presidentin aktual Donald Trump se po tenton të shembë kredibilitetin e zgjedhjeve amerikane. Zonja Pelosi i është drejtuar opinionit derisa po vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve presidenciale në SHBA. “E kemi ditur se do të shpikë diçka, përveç që po tenton të shembë kredibilitetin e zgjedhjeve amerikane. Është diçka për çka kemi kritikuar vendet e tjera, kurse tani po ndodh tek ne, sulm në zgjedhjet tona” ka thënë zonja Pelosi. Kundërshtarja e njohur e presidentit aktual është shprehur e bindur se Joe Biden dhe Kamala Harris do të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë dhe thotë se është shumë e lumtur për këtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›