E Enjte, 5 Nëntor 2026

Arrestimi i gjyqtares Hoxha, Kreu i ILD-së: Koha që secili të bëjë llogaritë e veta!

“Adresimi i paligjshmërive në sistemin e drejtësisë është luftë”, deklaron Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), Artur Metani, i cituar nga ATSH.

Metani reagoi lidhur me aksionin e një ditë më parë të SPAK ku u arrestua gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.

Ai nënvizon se tani është koha që secili të bëjë llogaritë e veta.

“Duke përshëndetur aksionin e djeshëm të SPAK, dua të nënvizoj se zbatimi i reformës në drejtësi, adresimi i paligjshmërive në sistem është luftë. Tani është koha që secili të bëjë llogaritë e veta”, thekson kreu i ILD-së, Metani.

Në dhjetor 2020, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor  shkarkimin e gjyqtares pasi kishte liruar nga burgu persona të dënuar me burgim të përjetshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›