Kreu i PD, Basha: Me Ramën, pagat arsimtarëve mbeten vendumëro

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka postuar në rrjetet sociale një tabelë krahasuese e rritjes së pagave të mësuesve në dy qeverisjes demokrate dhe asaj socialiste. Lideri i opozitës pretendon se pagat e mësuesve gjatë tetë viteve mbetën në vendnumëro dhe se kjo do të ndryshohet sipas tij me ardhjen e opozitës në pushtet.
“Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pagat e mësuesve u dyfishuan. Gjatë 8 viteve të Ramës ato mbetën vendnumëro. E gjithë Shqipëria ka mbetur vendnumëro prej tij dhe dështimeve të tij në çdo drejtim. Ka ardhur koha që kjo të ndryshojë. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për mësuesit dhe për të gjithë qytetarët”.