Arrestimi i ish-anëtarëve të UÇK-së, Demaçi:Ndjekje shtrigash ndaj njerëzve të pafajshëm
Simboli i rezistencës shqiptare, Adem Demaçi, i ka quajtur të gabueshme arrestimet e ish pjesëtarëve të UÇK-së nga EULEX-i.
Ai i ka vlerësuar si të padrejta akuzat ndaj shqiptarëve për krime lufte, duke thënë se shqiptarët kanë bërë luftë të drejtë kundër pushtuesit dhe se nuk duhet të barazohet viktima me kriminalitetin.
Demaçi ka thënë se ndjekja e Ushtarëve të UÇK-së është duke e turpëruar demokracinë. Demaçi është shprehur i habitur me heshtjen e miqve amerikanë ndaj këtyre gjykimeve dhe arrestimeve të pahijshme.