E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimi i kosovarit në SHBA, policia nuk shqetësohet, analistët skeptikë për sigurinë e Kosovës

Prishtinë 29 korrik NOA-Policia e Kosovës duket e pashqetësuar nga ndonjë rrezik që mund t'i vijë vendit nga sulmet terroriste.

Ky vlerësim vjen pas lajmit se edhe Kosova ishte cak i një sulmi të tillë.

Edhe pse grupi është akuzuar se veç Izraelit e Jordanisë, po përgatiste dhe planifikonte sulme terroriste edhe në Kosovë, autoritetet policore nuk janë të shqetësuara.

Përmes zëdhënësit Besim Hoti, policia thotë se Kosova nuk është e rrezikuar nga sulmet eventuale terroriste.

Nuk parashihet ndonjë situatë shqetësuese. Ne nuk kemi indikacione për sulme të tilla të mundshme. Prandaj, qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë që të shqetësohen për këtë, tha Hoti.

Por analistët thonë se Kosova nuk është imune ndaj terrorizmit.

Kosovari Hysen Sherifi, i arrestuar nga autoritetet amerikane bashkë me 6 persona tjerë në Karolinën Veriore, është nga Gjilani.

 Ai, bashkë me 6 persona tjerë, akuzohen për terrorizëm.

Policia e Kosovës konfirmon se herën e fundit Sherifi ka qenë në Kosovë në korrik të vitit 2008.

Informatat në lidhje me veprimtarinë e këtij personi të akuzuar për terrorizëm, autoritetet e Kosovës ia kanë dorëzuar shtetit amerikan.

Departamenti amerikan i drejtësisë ka bërë të ditur se i arrestuari 24 vjeçar Hysen Sherifi, pos tjerash, është i akuzuar edhe se ka udhëtuar në Kosovë për tu angazhuar në xhihad të dhunshëm.

Në anën tjetër, institucionet thonë se Kosova ka një politikë të qartë në luftën kundër terrorizmit, për zbatimin e së cilës bashkëpunojnë me të gjitha strukturat e sigurisë, si dhe me KFOR-in.

m.i/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›