E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, reforma në shëndetësi shtyhet për në shtator

Midis shënjave për një progres në të dyja Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin për një ligj mbi reformën e kujdesit shëndetësor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, udhëtoi në Raleigh të Karolinës Veriore për të mbledhur mbështetjen publike lidhur me planet e tij për rregullim e sistemit shëndetësor në vend. Ajo për çfarë ne kemi nevojë dhe atë që do të kemi kur ne do të kalojmë këto reforma, është mbrojtja e konsumatorit në sigurimin shëndetësor për të bërë garantuar se ata që janë të siguruar të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe kompanitë e sigurimit të mbajnë përgjegjësinë", tha Obama. Në Uashington një grup konservatorësh demokratikë në Dhomë ranë dakort me krerët e partive për një marrëveshje që ka për qëllim shkurtimin e 100 miliardë dollarëve nga shuma e plotë prej 1 trilion dollarë të projektligjit për reformën në shëndetësi, duke e bërë më të pëlqyeshme për konservatorët financiarë në të dyja partitë.
Ndërkohë në Senat, ligjvënësit thanë për Reuters se bisedimet dypalëshe janë duke bërë përparim të madh por çështjet më të diskutuara mbeten përmbajtja e financimit dhe kostos.
Obama i kishte kërkuar Dhomës dhe Senatit votimin e draftit fillestar të ligjit përpara pushimeve të gushtit, por afati kohor është i pakët në Senat dhe gati i pamundur në Dhomën e përfaqësuesve. "Këtu në Karolinën Veriore ju e dini se kjo nuk është për politikë, kjo ka të bëjë me jetën e njerëzve, me të drejtën e njerëzve, ka të bëjë me të ardhmen", tha Obama.
Obama tha se Kongresi me shumë mundësi nuk do të votojë për një rregullim të kujdesit shëndetësor deri në shtator apo tetor, një vonesë që mund të kërcënojë prioritetet e tij kryesore legjislative.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›