E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen 15 persona në Serbi pas sulmit të ambasadës amerikane

Policia ka bërë të ditur se 15 persona që dyshohet se i përkasin një partie ekstremiste islamiste, janë arrestuar në Serbinë jugore.

Arrestimet e sotme në Sanxhak, u kryen pasi një burrë nga një rajon i Serbisë i dominuar me muslimanë, mbrëmjen e së premtes ka shtënë me armë zjarri jashtë ambasadës amerikane në Bosnje , akt që autoritetet e kanë cilësuar si sulm terrorist.

Një polic dhe një një person i armatosur ishin të plagosur. Ndërsa, ambasada tha se askush prej të punësuarve nuk ishte lënduar.

Sulmuesi u identifikua, si Mevlid Jasareviq nga Novi Pazari.

Zyrtarët serbë, thonë se ai është përcjellës i Vehabistëve, një sekt konservator islamist, sekt që është rrënjosur në Arabinë Saudite dhe është i lidhur me militantët fetar në pjesë të Afganistanit dhe të Pakistanit.
Ndërkohë Ambasada amerikane ka njoftuar se ka mbyllur zyrat, ndërsa policia ka vendosur një kordon sigurie përreth zonës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›