Me 1 nëntor NATO përfundon misionin në Libi

Shtatë muaj zgjati angazhimi në Libi i NATO-s dhe synimi i deklaruar ishte: të mbrohet popullata civile nga dhuna. Dhuna, e cila e kishte burimin te milicët e ish-pushtetmbajtësit Muamar Gadafi. Tani Gadafi ka vdekur, Libia është - siç brohoret Këshilli Kombëtar i Tranzicionit - krejtësisht e çliruar. Dhe NATO-ja nxjerr përfundime, bën që misioni i saj të përfundojë në të njëjtën kohë me mandatin e KS të OKB-së, në fund të muajit. "Sepse detyra ushtarake u krye".Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen sipas citimit të “DW”-së.
Operacion i suksesshëm
Rreth 26.000 herë fluturuan avionë të aleancës ushtarake që prej fundit të marsit mbi Libi: për të zbatuar ndalimin e fluturimit mbi Libi, për të penguar furnizimin me armë, për të bombarduar trupat e Gaddaffit, strukturat e komandimit dhe depot e armëve. Emri i operacionit "Unified Protector" (Forca mbrojtëse e bashkuar) edhe nëse në të nuk morën pjesë të 28 shtetet anëtare të NATO-s. Gjermania për shembull qëndroi krejtësisht e tërhequr nga aspekti operativ. Megjithatë, i kënaqur Rasmuseni arrin në konkluzionin:
"Operacioni "Unified protector" është një nga operacionet më të suksesshme në historinë e NATO-s".
Sipas Rasmusenit, NATO-ja veproi shumë më shpejt se çdo herë tjetër. U deshën vetëm pak ditë, derisa ajo e mori komandën. U veprua në mënyrë më precize se kurdoherë më parë- këtë e konfirmon edhe numri krahasimisht i vogël i viktimave civile nga sulmet e NATO-s, të ashtuquajturat dëme kolaterale. Dhe tani, shton Rasmuseni, është detyrë e libianëve që ta ndërtojnë demokracinë.
"Ka natyrisht shumë për të bërë, për të ndërtuar një Libi të re, e cila të bazohet në pajtim, në respektimin e të drejtave të njeriut dhe në shtetin juridik."
Sipas Rasmusenit, NATO-ja është e gatshme që të japë ndihmën e saj në këto drejtime - por vetëm nëse për këtë ndihmë ekziston nevoja dhe ajo kërkohet. Për shembull, kur bëhet fjalë për të reformuar aparatin e sigurisë dhe të mbrojtjes. Megjithatë, një rol të rëndësishëm aleanca ushtarake nuk do të luajë në të ardhmen në Libi. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s është i bindur se këtë mund ta bëjnë të tjerë, si për shembull Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./Start/
2011-10-29 09:28