Arrestohen 3 persona në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe drogë
Në vijimësi të operacioneve për kapjen e personave në kërkim brenda dhe jashtë vendit ditën e djeshme nga Strukturat Kundër Krimeve të Rënda të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë në bashkëpunim me Zyrën e Interpol Tirana dhe Interpol Athinë, ka bërë të mundur arrestimin e 3 personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë kriminale, të dënuar nga Gjykata për vepra të rënda penale.
Sipas policisë janë arrestuar shtetasit, Apostol Kozma Bucaj, 42 vjec, lindur dhe banues në Selenicë, i dënuar me 25 vjet burg për “Vrasje me dashje” pasi më datë 07.01.1994 ka vrarë shtetasin Foto Mërtiri; Thoma Cane Canaj, vjec 45, lindur dhe banues në fshatin Kotë të Rrethit Vlorë i dënuar me 25 vjet burg për “Vrasje me dashje” nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë pasi më datë 22.07.2020 ka vrarë me armë zjarri shtetasin Arjan Dyrmishi dhe ka plagosur shtetasin Rei Skëndaj; Haris Veiz Murataj, vjec 54, lindur e banues në fshatin Vajze, i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg, për Prodhim dhe shitje narkotikësh.
Sipas policisë për tre të arrestuarit agjensitë ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Greqisë janë duke kryer procedurat ligjore për ekstradimin e tyre në Shqipëri me qëllim ekzekutimin e vendimeve penale në ngarkim të tyre.