E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 4 autorët e vrasjes së djeshme në Shkodër

Të arrestuarit janë: Arben Kola, 24 vjeç, M. Kola, 16 vjeç, Bledar Kola, 26 vjeç, dhe Kamber Kola, 47 vjeç. Të katër këta persona kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në vrasjen e 23-vjeçarit Vukatana.

Për shtetasit e lartpërmendur rendon akuza e “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim”. Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara në banesat e autoreve në fjalë, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i armëve automatike, si dhe një sasie municioni.

Materialet në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›