E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Siti: Baloteli, falemiderit për golin!

Baloteli ka shënuar golin e vetëm të fitores për skuadrën e Sitit në minutën e 72-të.

Pas paraqitjes së tij të parë bindëse, Baloteli, ka rrëmbyer zemrat e tifozerisë dhe të drejtuesve të skuadrës së Mançester Sitit.

Trajneri italian i Sitit, Roberto Mançini, menjëherë pas ndeshjes në një prononcim për mediat angleze ka vlerësuar paraqitjen e parë të Balotelit duke thënë se "ky është vetëm fillim për të dhe në të ardhmen do të shohim më shumë gola prej tij".

Në drejtim të Balotelit vlerësimet nuk kanë munguar as nga mediat angeleze duke e quajtur SuperMario.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›