E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen 55 persona, procedohen 98 të tjerë, 51 efektivë policie të dëmtuar

55 persona janë arrestuar në flagrancë dhe 98 të tjerë janë proceduar penalisht pas akteve të dhunës gjatë protestës së zhvilluar më 14 tetor në Tiranë. Sipas Policisë, gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit dhe më pas në disa akse të kryeqytetit, protestuesit kanë dëmtuar institucione shtetërore, biznese private dhe pronë publike, ndërsa 51 punonjës policie janë dëmtuar. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë protestës disa pjesëmarrës të maskuar kanë hedhur gurë, pllaka guri, sende të forta metalike, kapsolla dhe kokteje molotovi në drejtim të efektivëve, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private.

Si pasojë e akteve të dhunës, janë dëmtuar kangjellat, muret dhe dritaret e godinës së Ministrisë së Arsimit, si dhe tabelat e reklamave, semaforët dhe sinjalistika rrugore. Dëmtime janë raportuar edhe në godina institucionesh shtetërore, banka, institucione financiare dhe biznese të ndryshme.

NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë/Ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë, dëmtuan institucione shtetërore, pronë publike dhe private, si dhe shkatërruan bankomate, kamera, automjete dhe rrethime metalike gjatë tubimit të datës 14.10.2026, arrestohen në flagrancë 55 shtetas. Procedohen penalisht 98 shtetas të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›