Qëllohet me gurë godina e bashkisë Shkodër dhe Rektorati: Studentët thërrasin: Rama ik! Thyhet dhe dera e PD

Me thirrjet “Rama ik”, dhjetëra studentë bojkotuan mësimin dhe dolën në protestë. Ata marshuan nga fakulteti i Gjuhëve të Huaja drejt Bashkisë Shkodër, ku qëlluan me gurë godinën e institucionit vendor.
Më pas u ndalën përpara godinës së Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ku qëlluan me gurë dhe me vezë.
Më tej studentet vijuar revoltë, duke thyer derën e selisë së PD. Studentët u shprehën se do t’i vijojnë protestat, ndërsa shprehën mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me protestuesit në Tiranë.